Sipas njoftimeve në uebsajtin e Ministrisë së Jashtme të Kinës, të enjten zv.ministri i Jashtëm kinez Zhang Lijun i telefonoi homologut të vet japonez Sasae Kenichiro për t'i shprehur edhe një herë pakënaqësinë dhe protestën e Pekinit zyrtar për ndalimin e paligjshëm nga pala japoneze të shtetasve dhe anijes kineze.
Ai i kërkoi palës japoneze të lirojë menjëherë dhe pa kushte personat e anijen dhe të sigurojë jetën, dinjitetin dhe të drejtat themelore të shtetasve kinezë të ndaluar. Po të enjten një grup pune i ambasadës kineze në Japoni shkoi në Okinava për t'u takuar me shtetasit kinezë të ndaluar dhe për të zhvilluar bisedime me palën japoneze për çështjet përkatëse. (Du/Artani)
LINK:
Ishujt Diaoyu, SHBA shpreson në zgjidhjen paqësore
Pekini nxit palën japoneze të lirojë shtetasit dhe anijen kineze
Hong-Kongu i kërkon Japonisë të lirojë kinezët e ndaluar
Kina rithekson qëndrimin mbi ishujt Diaoyu
Kina, pakënaqësi për ndalimin e qytetarëve të vet nga pala japoneze
Japonia përkujton kapitullimin, Kina i kërkon të respektojë ndjenjat e njerëzve
Policia japoneze ndalon pesë qytetarë mbrojtës të ishujve Diaoyu
Anija për mbrojtjen e ishujve Diaoyu arrin në ishujt Penghu


















