Kina, pakënaqësi për ndalimin e qytetarëve të vet nga pala japoneze
Sipas njoftimit të mediave japoneze, të mërkurën në orën 15.00 sipas orës së Pekinit, qytetarët mbrojtës të ishujve Diaoyu mbërritën në hapësirën detare pranë këtyre ishujve. Policia e Okinavës së Japonisë ndaloi pesë prej tyre, ndërsa dy të tjerë u kthyen në anije. Ministria e Jashtme e Kinës është lidhur në mënyrë urgjente me palën japoneze për t'i shprehur pakënaqësinë për këtë veprim. Lidhur me këtë çështje, po të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Qin Gang tha në Pekin se qëndrimi i palës kineze mbi problemin e ishujve Diaoyu është i qartë dhe i vendosur. Kina po i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të gjendjes. (Du/Artani)