Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, duke komentuar përplasjet midis Kinës dhe Japonisë, për ishujt Diaoyu, tha se Uashingtoni shpreson që Pekini dhe Tokio të zgjidhin këtë problem në rrugë paqësore. Nuland shtoi se veprimet kërcënuese nuk ndihmojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Një ditë më parë, aktivistët nga Hong Kongu mbërritën në ishujt Diaoyu. Të paktën 14 persona, përfshirë edhe dy gazetarë, u ndaluan nga policia japoneze. Kina kërkoi lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve, ndërkohë që përsëriti qëndrimin për sovranitetin e ishujve Diaoyu. (Du/ Ardi Pulaj)
LINK:
Ishujt Diaoyu, SHBA shpreson në zgjidhjen paqësore
Pekini nxit palën japoneze të lirojë shtetasit dhe anijen kineze
Hong-Kongu i kërkon Japonisë të lirojë kinezët e ndaluar
Kina rithekson qëndrimin mbi ishujt Diaoyu
Kina, pakënaqësi për ndalimin e qytetarëve të vet nga pala japoneze
Japonia përkujton kapitullimin, Kina i kërkon të respektojë ndjenjat e njerëzve
Policia japoneze ndalon pesë qytetarë mbrojtës të ishujve Diaoyu
Anija për mbrojtjen e ishujve Diaoyu arrin në ishujt Penghu


















