Mehmanparasti tha se arritja apo jo e marrëveshjes në raundin e ri të bisedimeve varet nga propozimet e palëve të ndryshme ndërsa theksoi se të gjitha vendet kanë të drejtën e shfrytëzimit paqësor të energjisë bërthamore nën kornizën e "Traktatit të mospërhapjes së armëve bërthamore".
Presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri britanik David Kameron botuan një artikull të përbashkët në gazetën "The Washington Post" ku theksojnë se ka ende mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Iranin nëpërmjet mënyrës diplomatike. (Fani/Leftion Peristeri)
LINK:
Së shpejti nis raundi i ri i bisedimeve për problemin e Iranit
Gjashtë vendet kërkojnë bashkëpunim më aktiv nga Irani
SHBA-ja do të vendosë sipas veprimeve dhe qëndrimit të Iranit
Irani pranon inspektimin e bazës së Parçinit nga IAEA-ja
Irani pranon inspektimin e IAEA-s në bazën Parçin
Obama: Diplomaci për çështjen iraniane, por forca nuk përjashtohet