PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Obama: Diplomaci për çështjen iraniane, por forca nuk përjashtohet
2012-03-05 20:27:13 cri komenti juaj Printoni

Më 5 mars presidenti amerikan Barak Obama do të zhvillojë në Shtëpinë e Bardhë bisedime të rëndësishme për çështjen bërthamore të Iranit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Përpara takimit z. Obama i bëri thirrje Izraelit të lërë mënjanë ndonjë plan të mundshëm për veprime të njëanshme kundër objekteve bërthamore iraniane.

"Si Shtetet e Bashkuara, edhe Izraeli vlerësojnë se Irani ende nuk ka armë bërthamore, por jemi jashtëzakonisht vigjilentë në mbikëqyrjen e programit të tij. Tani bashkësia ndërkombëtare ka përgjegjësinë për të përdorur kohën dhe hapësirën që ekziston," tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Megjithatë, Obama nuk përjashton mundësinë e një veprimi ushtarak si mjet i fundit. Njëkohësisht, presidenti izraelit Shimon Peres thotë se përpjekjet e Iranit "për të kontrolluar Lindjen e Mesme" duhet dhe do të ndalen.

Ka spekulime në rritje se Izraeli mund ta sulmojë i vetëm Iranin në muajt e ardhshëm, por Uashingtoni po punon për ta bindur se një sulm i njëanshëm mund ta ndërlikojë më tej gjendjen e brishtë në Lindjen e Mesme. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China