Gjashtë vendet e përfshira në zgjidhjen e problemit bërthamor të Iranit i bënë thirrje këtij të fundit të bashkëpunojë më aktivisht me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të garantuar zhvillimin e punës së inspektorëve të kësaj organizate në bazën ushtarake të Parçinit.
Në një deklaratë të përbashkët të publikuar më 8 mars nga ShBA-ja, Rusia, Britania, Franca, Kina dhe Gjermania, shprehet mbështetja për zgjidhjen diplomatike të problemit bërthamor të Iranit dhe dëshira për të rifilluar "një dialog shumë serioz" me palën iraniane.
Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike bëri të ditur të martën se Irani do të lejojë ekspertët e Agjencisë të vizitojnë bazën ushtarake të Parçinit.
(Çan Yean/Artani)