PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping-u në ShBA, thirrje për largpamësi
2012-02-14 20:36:02 CRI Komenti juaj Printoni
Nënkryetari kinez i Shtetit Xi Jinping bëri thirrje që Kina dhe SHBA-ja, duke u nisur nga situata e tanishme, të formojnë një partneritet të qëndrueshëm, konkret dhe të vazhdueshëm me largpamësi. Këto z. Xi i tha më 13 shkurt pasdite, gjatë një takimi që pati me ish-politikanë kryesorë amerikanë.

Shtatë politikanët kryesorë amerikanë që morën pjesë në këtë takim ishin: ish-sekretarët e shtetit Henry Kisinger e Madeleine Albright, ish-sekretari i Thesarit Henry Paulson, ish-këshilltarët e presidentëve të ndryshëm për çështjet e sigurisë kombëtare Brent Scrowcroft, Zbigniew Brzezinski e Sandy Berger, si dhe ish-sekretarja e Punës Elaine Chao. Në fillim të takimit nënkryetari Xi shprehu falënderimet për miqtë e vjetër.

"Jam shumë i kënaqur që takohem në Uashington me miqtë e vjetër që mbështetin marrëdhëniet kino-amerikane," tha Xi Jinping.

Nënkryetari i shtetit i Kinës theksoi se vizita e tij ka si synim realizimin e mëtejshëm të unanimitetit të arritur nga kryetari Hu Jintao dhe presidenti Barak Obama në janarin e vitit të kaluar, si dhe të çojë përpara partneritetin mes Kinës dhe SHBA-së. Ai shpreson që vizita e tij do të forcojë besimin e ndërsjellë, do të zgjerojë bashkëpunimin dypalësh dhe do të thellojë miqësinë mes dy popujve.

Xi Jinping-u tha gjithashtu se, në situatën e tanishme ndërkombëtare, bashkëpunimi dhe koordinimi janë më të rëndësishëm dhe më urgjentë se kurdoherë më parë në të kaluarën. Të dyja palët duhet të nisen nga gjendja e tanishme me largpamësi dhe të formojnë një partneritet të qëndrueshëm, konkret dhe të vazhdueshëm, për të ruajtur zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve kino-amerikane.

Gjatë takimit, Xi Jinping-u shprehu katër mendimet e tij mbi partneritetin kino-amerikan. Ai tha se formimi i partneritetit mes dy vendeve është një provë e madhe që lidhet ngushtë me fatin e dy popujve dhe të mbarë botës. Sivjet në Amerikë do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Për këtë z. Xi u shpreh i bindur se personalitetet e qarqeve të ndryshme në SHBA nuk dëshirojnë që këto zgjedhje të lënë pasoja në marrëdhëniet kino-amerikane. Ai theksoi se pala kineze po ecën në mënyrë të vendosur në rrugën e zhvillimit paqësor dhe mban gjithmonë një qëndrim të hapur dhe të sinqertë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Ai shpreson që pala amerikane ta trajtojë Kinën në mënyrë objektive, posaçërisht në çështjet që lidhen me interesat themelore të Kinës. Lidhur me konfliktet tregtare, Xi Jinping-u u shpreh që, në bazë të përfitimeve reciproke, të dyja palët duhet t'i trajtojnë problemet në mënyrë pozitive dhe konstruktive.

Ish-sekretari amerikan i Shtetit Henry Kissinger ka dhënë ndihmesë të madhe për marrëdhëniet kino-amerikane. Gjatë takimit ai tha se tani këto marrëdhënie ndodhen në një pikënisje të re historike. Përballë sfidave të pandërprera, është shumë e rëndësishme që të dyja palët të forcojnë bashkëpunimin. Ai vuri në dukje se trajtimi i përshtatshëm i sfidave të reja dhe futja e vazhdueshme e energjive të reja gjatë ndërtimit të partneritetit kino-amerikan është në të mirë të të dy vendeve dhe të gjithë botës.(Jiang Lei/Artan)

 

LINK:

Dai Bingguo, bisedë telefonike me Klinton
Xi Jinping-u: Kina mirëpret bashkëpunimin dhe miqësinë me ShBA-në 
Xi Jinping flet në "The Washington Post" për marrëdhëniet Kinë-SHBA
Xi Jinping, turne në ShBA, Irlandë dhe Turqi
Vizita e Xi Jiping do të nxitë marrëdhëniet kino-amerikane
Xi Jinping-u, bisedë telefonike me Bajdenin në prag të vizitës në ShBA
Xi Jinping viziton SHBA-në, Irlandën dhe Turqinë

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China