Nënkryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping niset të hënën për një vizitë zyrtare në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Në prag të vizitës zv-ministri i Jashtëm Cui Tiankai, u shpreh se vizita do të jetë pikënisje e rëndësishme e kontakteve të nivelit të lartë midis dy vendeve. Pala kineze pret që vizita të kurorëzohet me sukses.
Zëvendësministri Cui tha se ky vit shënon 40-vjetorin e vizitës së parë të ish-presidentit amerikan Richard Nikson në Kinë dhe 40-vjetorin e publikimit të "Komunikatës së Shangait". Mësohet se përveç Uashingtonit dhe Los Angelosit, gjatë vizitës nënkryetari i shtetit Xi Jinping do të shkojë posaçërisht në shtetin e Iowa-s.
"Gjatë vizitës nënkryetari Xi Jinping do të shkojë në shtetin e Iowa-s, sepse në vitin 1985 ai bëri një vizitë në këtë shtet. Ai dëshiron të takohet edhe një herë me miqtë e vjetër. Që nga viti 1985 kur ai vizitoi për të parë herë SHBA-në, 27 vitet që pasuan, kanë vërtetuar zhvillimin e madh të marrëdhënieve kino-amerikane dhe zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis dy popujve."
Kontaktet ekonomike e tregtare janë një pjesë e rëndësishme përbërëse e marrëdhënieve dypalëshe. Zëvendësministri Cui theksoi se Kina dëshiron të rritë importet nga SHBA-ja dhe në të njëjtën kohë, shpresoi se mund të hiqen pengesat për zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë.
Që nga viti i kaluar kur SHBA-ja rishikoi strategjinë e saj të mbrojtjes, ai i kushtoi rëndësi rajonit të Azi-Paqësorit. Kina dhe SHBA-ja si vendet që kanë ndikimin më të rëndësishëm në këtë rajon, duhet të ruajnë kontaktet e mira midis tyre.
"Kina dhe SHBA-ja si dy vende në Paqësor, si dy vendet më të mëdha e të rëndësishme dhe vende anëtare të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duhet të zhvillojnë bashkëpunimin për të nxitur paqen, stabilitetin, zhvillimin dhe begatinë e rajonit të Azi-Paqësorit."
Në lidhje me veton kineze dhe ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ndaj projektrezolutës për Sirinë, zoti Cui e shikon si normale pasjen e divergjencave.
"Për disa probleme, Kina dhe SHBA-ja kanë divergjenca ose mendime të ndryshme dhe kjo është normale. Problemi kyç është se nuk duhet të mbahet qëndrim i njëanshëm dhe nuk duhet të imponohet vullneti i vet mbi të tjerët. Nuk duhem neglizhuar interesat e rëndësishme të të tjerëve."
Cui Tiankai theksoi se Kina dhe SHBA-ja mbajnë kontakte dhe bashkëpunim të mirë mbi shumë probleme të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale. Ekziston hapësira për zhvillimin e kontakteve midis dy vendeve mbi këto probleme. Ne, tha Cui, dëshirojmë të vazhdojmë bashkëpunimin. (Du/Leftion Peristeri)
LINK:
Vizita e Xi Jiping do të nxitë marrëdhëniet kino-amerikane
Xi Jinping-u, bisedë telefonike me Bajdenin në prag të vizitës në ShBA
Xi Jinping viziton SHBA-në, Irlandën dhe Turqinë