Në një bisedë telefonike të zhvilluar më 7 shkurt, zv.kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dhe zv.presidenti i ShBA-së Xhozef Bajden shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet kino-amerikane dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.
Xi Jinping-u tha se vizita që do të kryejë ai në ShBA me ftesën e zv.presidentit Bajden synon që të çojë përpara partneritetin kino-amerikan duke u mbështetur në ruajtjen e marrëdhënieve të qëndrueshme ndërmjet të dyja vendeve dhe në parimet e respektit e të përfitimit të ndërsjellë.
Z. Bajden u shpreh nga ana e tij se pala amerikane e mirëpret vizitën e zv.kryetarit Xi Jinping dhe se, si presidenti Barak Obama, ashtu edhe ai vetë e vlerësojnë lart këtë vizitë. Sipas tij, marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës janë të rëndësishme jo vetëm për të dyja vendet, por edhe për paqen e zhvillimin e mbarë botës. Pala amerikane beson se kjo vizitë do të arrijë sukses. (Zhan Dian/Artani)