Në fjalën e mbajtur në aeroport Xi Jinping-u tha se vizita e tij synon konkretizimin e unanimitetit të arritur ndërmjet kryetarit të shtetit të Kinës Hu Jintao dhe homologut të tij amerikan Barak Obama, për të nxitur partneritetin dhe bashkëpunimin kino-amerikan mbështetur në respektin e ndërsjellë dhe përfitimet e përbashkëta.
Gjendja e tanishme ndërkombëtare po përballet me ndryshime të ndërlikuara dhe të thella, shtoi z. Xi, ndërsa Kina e SHBA-ja kanë shumë interesa dhe përgjegjësi të rëndësishme të përbashkëta.
Zv.kryetari kinez u shpreh gjithashtu se vizita tij ka si qëllim që t'i japë shtysë zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve kino-amerikane. Ai tha se pala kineze mirëpret thellimin e kontakteve, dialogut, shkëmbimeve, bashkëpunimit dhe miqësisë me amerikanët nga të gjitha fushat e jetës. (Wang Xianya/Artani)