Anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës Dai Bingguo zhvilloi dje një bisedë telefonike me sekretaren amerikane të Shtetit Hilari Kliton.
Të dyja palët shprehën se viti 2012 është shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve. Kina dhe SHBA-ja duhet të përforcojnë dialogun, besimin dhe bashkëpunimin, të përpiqen të ndërtojnë së bashku marrëdhënien e partneritetit të bashkëpunimit me leverdi reciproke në përputhje me konsensusin e arritur midis dy liderëve të shteteve. Vizita e nënkryetarit të Shtetit të Kinës Xi Jinping në ShBA është e një rëndësie të madhe për zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane.
Të dyja palët kanë shkëmbyer haptazi mendimet mbi çështjen e Sirisë, duke theksuar që palët përkatëse duhet të ndalojnë përdorimin e dhunës dhe të gjejnë metoda për zgjedhjen e krizës politike në të mirë të paqes dhe stabilitetit në Siri dhe Lindjen e Mesme.
Dai Bingguo theksoi se natyra e problemit të Sirisë ka lidhje me punët e brendshme të këtij vendi. Kina mban qëndrim asnjanës dhe objektiv mbi këtë gjë, çka përputhet me parimet e Kartës së OKB-së dhe parimet bazë lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare. Kina përkrah të gjithë përpjekjet e bëra nga Lidhja Arabe për zgjedhjen e çështjes së Sirisë.
Hilari Klinton tha se ShBA-ja është e gatshme për të mbajtur kontaktet me palën kineze mbi çështjen e Sirisë. (Wang Xianya/Albana)
LINK:
Dai Bingguo, bisedë telefonike me Klinton
Xi Jinping-u: Kina mirëpret bashkëpunimin dhe miqësinë me ShBA-në
Xi Jinping flet në "The Washington Post" për marrëdhëniet Kinë-SHBA
Xi Jinping, turne në ShBA, Irlandë dhe Turqi
Vizita e Xi Jiping do të nxitë marrëdhëniet kino-amerikane
Xi Jinping-u, bisedë telefonike me Bajdenin në prag të vizitës në ShBA
Xi Jinping viziton SHBA-në, Irlandën dhe Turqinë