PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping flet në "The Washington Post" për marrëdhëniet Kinë-SHBA
2012-02-13 20:23:32 cri komenti juaj Printoni

Nënkryetari i Shtetit të Kinës, Xi Jinping shprehet se Kina dhe SHBA-ja duhet të trajtojnë në mënyrën e duhur divergjencat, për të mos lejuar ndërhyrjen e konflikteve tregtare në bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve.

Deklaratat e Xi u bënë gjatë një intervistë për gazetën amerikane "The Washington Post".

Xi Jinping shpreson që SHBA-ja të liberalizojë më tej eksportin e produkteve të teknologjisë së lartë në Kinë dhe të marrë masa reale që të krijojë një ambient të barabartë për ndërmarrjet kineze në SHBA.

Gjatë intervistës për "The Washington Post", duke përmendur marrëdhëniet kino-amerikane përsa i përket rajonit të Azi-Paqësorit, Xi Jinping tha se Pekini mirëpret faktin që SHBA-ja të luajë një rol konstruktiv për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në këtë rajon, duke shpresuar që Uashingtoni do të respektojë interesat e rëndësishme dhe kërkesat e arsyeshme të vendeve të Azi-Paqësorit. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China