Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, përfundoi pasditen e 12 janarit vizitën e tij në Kinë dhe u largua nga Pekini duke vazhduar turneun e tij aziatik.
Vizita e tij zyrtare, u zhvillua me festë të Ministrit kinez të Mbrojtjes, Liang Guanglie, nga 9 deri më 12 janar.
Gjatë bisedimeve mes dy zyrtarëve u arrit në qëndrime të përbashkëta, për marrëdhëniet mes dy ushtrive.
Në qëndrimin e tij në Pekin, sekretari Gates, takoi gjithashtu, kryetarin e shtetit dhe kryetarin e Këshillit Qendror Ushtarak, Hu Jintao, zv-kryetarin e shtetit dhe zv-kryetarin e Këshillit Qendror Ushtarak, Xi Jinping, zv-kryetarin e Këshillit Qendror Ushtarak, Xu Caihou dhe Ministrin e Jashtëm Yang Jiechi.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes, njofton se turneu i z. Gates do të vazhdojë në Japoni dhe Korenë e Jugut, më 13 dhe 14 janar. (Çang Çuo)
LINK:
Robert Gates përfundon vizitën në Kinë
Ekspertët: Vizita e Hu Jintao në SHBA,forcon besim mes dy vendeve
Yang Jiechi takon Robert Gates
Hu Jintao do të vizitojë SHBA-në
Yang Jiechi, bisedime me Hilari Klinton