Ministri i Jashtëm i Kinës Yang Jiechi zhvilloi bisedime më 5 janar me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Klinton.
Po në këtë ditë, Yang Jiechi vlerësoi lart përparimet e marrëdhënieve kino-amerikane, dhe shtoi se ka besim se me përpjekjet dypalëshe, vizita e kësaj here e Hu Jintao-s do të jetë thelbësore për drejtimin e zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane në të ardhmen.
Klinton u shpreh se pala amerikane është në pritje të vizitës zyrtare të Hu Jintao-s në SHBA dhe dëshiron që së bashku me palën kineze të bëjnë përpjekje, të përgatiten mirë për të garantuar suksesin e vizitës.
Të dyja palët kanë shkëmbyer mendime mbi situatën e Gadishullit Korean, çëshjen bërthamore të Iranit dhe probleme ndërkombëtare e rajonale të konsideruara si të përbashkëta. (Fang Xiaoyu)