PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Yang Jiechi takon Robert Gates
2011-01-11 21:19:59 cri komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm kinez, Yang Jiechi u takua në Pekin me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates, që po zhvillon një vizitë zyrtare.

Sipas ministrit Yang Jiechi, marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së janë zhvilluar në një rrymë pozitive. Në këtë klimë të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, Kryetari i Shtetit të Kinës, Hu Jintao, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në SHBA, me ftesën e homologut të tij amerikan Barack Obama. Të dyja vendet mendojnë se mes tyre duhet të zhvillohet dialogu dhe forcohet besimi, për të vendosur në një situatë të re marrëdhëniet kino-amerikane.

Ministri Yang Jiechi tha se Kina këmbëngul në politikën e saj të zhvillimit paqësor dhe dëshiron të bashkëpunojë me SHBA-të, për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin në rajonin e Azi-Paqësorit dhe në të gjithë botë.

Z. Gates tha se qeveria amerikane përpiqet të zhvillojë marrëdhëniet kino-amerikane, si edhe shpreson të forcojë besim reciprok.

Besohet se vizita shtetërore e Kryetarit Hu Jintao, do të shtyjë më përpara marrëdhëniet dypalëshe.(Zhan Dian)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China