Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme i Kinës Hong Lei u shpreh më 7 janar, se me ftesën e presidentit të SHBA-së Barak Obama, kryetari i Shtetit i Kinës do të zhvillojë një vizitë zyrtare nga 18 deri më 21 janar në SHBA.
Sipas njoftimeve, ministri i Jashtëm i Kinës Yjang Jiechi, që aktualisht ndodhet në SHBA, u shpreh në Nju Jork se vizita e udhëheqësit Hu Jintao do të forcojë zhvillimin e marrëdhënieve të bashkëpunimeve kino-amerikane në periudhën e re, do të rrisë nivelin e bashkëpunimeve konkrete kino-amerikane, do të të nxitë njohjen dhe miqësinë e të dy popujve, dhe do të sjellë ndikim të madh për zhvillimin e përbashkët. (Fang Xiaoyu)