Ekspertët amerikanë mbi problemet e Kinës mendojnë se vizita e Kryetarit të Shtetit të Kinës, Hu Jintao, në SHBA, duhet të shfrytëzohet për të rritur besimin mes dy vendeve. David Lampton, profesor në Universitetin Johns Hopkins, thotë se vizita e Hu Jintao-s do të ndihmojë besim reciprok mes SHBA-së dhe Kinës. Nëse ky qëllim realizohet, thotë Lampton, kjo do të jetë arritja më e rëndësishme pozitive".
Gjithashtu ai vuri në dukje se, vizita e Kryetarit Hu Jintao në SHBA, do të jetë në interesin e përbashkët. Të dyja vendet, argumenton Lampton, mund të forcojnë bashkëpunimin ekonomik e tregtar.(Zhan Dian)