Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo u testua pozitiv për koronavirusin, raportoi media vendore duke cituar Federatën Portugeze të Futbollit.

"Cristiano Ronaldo u lirua nga puna në Kombëtare, pasi doli pozitiv në testin për COVID-19, kështu që nuk do të luajë me Suedinë. Ai është mirë, nuk ka simptoma dhe ndodhet në izolim," thuhet në deklaratë.

Pjesa tjetër e ekipit të Portugalisë dolën negativë dhe do të jenë në dispozicion për përballjen me Suedinë të mërkurën për Ligën e Kombeve.

Sulmuesi 35-vjeçar i "Juventusit" luajti në ndeshjen që përfundoi pa gola ndërmjet Portugalisë me Francën të dielën, si edhe kundër Spanjës në Lisbonë të enjten e kaluar. (Artan Goga)