Nga 30 marsi deri më 2 prill, një delegacion diplomatik i kryesuar nga sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait Vladimir Imamovich Norov, bëri një vizitë katërditore në disa zona të ndryshme të Xinjiang-ut. Mbi 30 diplomatë nga 21 vende u njohën nga afër me zhvillimin ekonomik, jetesën e banorëve, mbrojtjen ekologjike dhe garantimin e lirisë fetare në këtë rajon autonom të Kinës.

Gjatë turneut, anëtarët e delegacionit nga Armenia, Taxhikistani, Bjellorusia, Nepali, Azerbajxhani, Moldavia, Irani, Pakistani, Rusia dhe vende të tjera vajtën në Urumqi, Kashgar, Aksu. Ata panë edhe një ekspozitë lidhur me përpjekjet e autoriteteve vendore për çradikalizimin dhe luftën kundër terrorizmit.

Ambasadori pakistanez Moin ul Haque vuri në dukje: "Nga ekspozita mësova më shumë për luftën e qeverisë kineze kundër terrorizmit dhe për çradikalizmin. Do të jemi përkrah Kinës për të goditur së bashku terrorizmin, armikun e përbashkët të njerëzimit".

Delegacioni vizitoi shumë institucione dhe objekte fetare, si Institutin Islamik të Kinës dhe disa xhami në Urumqi e Kashgar, duke shëmbyer mendime me personalitete vendore fetare për kultivimin e punonjësve, organizimin e aktiviteteve fetare dhe garantimin e lirisë fetare të banorëve. Lidhur me këtë, ambasadori iranian Mohammad Keshavarzzadeh tha: "Kam parë se besimtarët shkojnë në xhami për të kryer ceremoni fetare. Media perëndimore bën njoftime përbaltëse pa bazë. Është shumë e rëndësishme që e pashë këtë me sytë e mi. Nuk kam vënë re ndryshime të mëdha midis Xinjiang-ut dhe rajoneve të tjera të Kinës (në besimin fetar)".


Gjatë vizitës, të dërguarit diplomatikë vizituan disa fabrika vendore dhe familje në Urumqi, Kashgar dhe Aksu, duke mësuar nga afër për jetën dhe punën reale të banorëve të pakicave kombëtare në Xinjiang.(Zhang Yan/Artan)