Konferenca në Pallatin e Popullit(Foto nga Xinhua)

Konferenca në Pallatin e Popullit(Foto nga Xinhua)

Përfaqësues shembullorë në fushën e çrrënjosjes së varfërisë (Foto nga Xinhua)

Përfaqësues shembullorë në fushën e çrrënjosjes së varfërisë (Foto nga Xinhua)

Në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin u zhvillua të enjten një konferencë kombëtare vlerësimi lidhur me arritjet e Kinës në çrrënjosjen e varfërisë ekstreme.

Presidenti Xi Jinping u dorëzoi medalje e certifikata përfaqësuesve shembullorë në fushatën e çrrënjosjes së varfërisë në vend.

Gjithsej dhjetë kolektiva dhe dhjetë individë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë kineze u vlerësuan me tituj kombëtarë nderi për kontributin e tyre. Gjithashtu, u nderuan me çmime edhe 1 981 individë dhe 1 501 kolektiva.

770 milionë banorë të fshatit janë ngritur mbi kufirin aktual të varfërisë që nga fillimi i Reformës dhe Hapjes mbi 40 vjet më parë, duke kontribuuar për më shumë se 70 për qind të zvogëlimit të varfërisë globale gjatë kësaj periudhe.

Foto nga VCG

Gjatë tetë vjetëve të fundit, 98.99 milionë banorët e fundit të zonave rurale, u nxorën të gjithë nga varfëria. Me arritje të tilla, Kina ka krijuar një tjetër "mrekulli" që "do të hyjë në histori", tha presidenti Xi Jinping.

Fushata kundër varfërisë u zhvillua nën udhëheqjen e unifikuar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Gjithsej 255 000 ekipe u çuan për të ofruar mbështetje në terren dhe mbi 3 milionë veta u dërguan në fshatra si zyrtarë të posaçëm për zbutjen e varfërisë. Gjithashtu, gjatë tetë vjetëve të fundit u investuan gati 246 miliardë dollarë amerikanë fonde fiskale për zbutjen e varfërisë.

Presidenti kinez theksoi se varfëria nuk është socializëm. Ai vuri në dukje se Kina ndjek një filozofi zhvillimi që vë njeriun në qendër dhe synon begatinë për të gjithë, duke shtuar se dhënia fund e varfërisë, përmirësimi i mirëqenies së njerëzve dhe realizimi i lulëzimit të përbashkët janë kërkesat thelbësore të socializmit.

Foto nga VCG

Njerëzit me të ardhura vjetore më të larta se 620 dollarë amerikanë, bazuar në çmimet e vitit 2020, përcaktohen si të dalë nga varfëria në Kinë. Qeveria vlerësoi se për uljen e varfërisë në Kinë duhet të garantohet ushqimi dhe veshmbathja për njerëzit e varfër dhe arsimi i detyrueshëm nëntëvjeçar për fëmijët nga familjet e varfra. Duhet të sigurohen gjithashtu nevojat mjekësore themelore dhe kushtet e mira të jetesës për të varfrit.

Në katër dedadat e fundit, duke luftuar problemin e vet të varfërisë, Kina ka ofruar 159 programe trajnimi për mbi 4 000 zyrtarë të 130 vendeve e rajoneve të botës. Ndërkohë, nisma kineze “Një brez, një rrugë” ka ndihmuar 76 milionë banorë në vendet e përfshira në këtë nismë të dalin nga varfëria ekstreme. Nisma e Bashkëpunimit Kinë-Afrikë ka krijuar mbi 900 mijë vende pune. Ndërkohë, mekanizmat dhe fondacionet e krijuara me nismën e Kinës, si “Fondi i ndihmës për bashkëpunimin Jug-Jug ”, ka favorizuar mbi 30 vende në zhvillim në fusha si ekonomia, punësimi dhe zhdukja e varfërisë.(Artan/Zhang Yan)