Zhdukja e varfërisë është një nga objektivat kryesore të botës, sidomos e vendeve në zhvillim. OKB-ja e përcaktoi këtë si misionin më të rëndësishëm ndër “Objektivat e Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030” dhe planifikon ta zhdukë varfërinë ekstreme në vitin 2030 në mbarë botën.

Kina është jo vetëm vendi më i madh në zhvillim, por edhe ekonomia e dytë e madhe në botë, prandaj në çështjen e zhdukjes së varfërisë, Kina mban përgjegjësinë e ndihmës ndaj vendeve në zhvillim për arritjen e objektivit të pakësimit të të varfërve.

Lufta kineze kundër varfërisë u përball me dy sfida kryesore: zhdukja e varfërisë ekstreme dhe dhënia e ndihmës ndërkombëtare. Që nga viti 2014, qeveria kineze filloi të dërgojë grupe pune dhe specialistë në zonat rurale për të zhvilluar punën e ndihmës ndaj të varfërve. Në vitin 2020, nën gjendjen epidemike të COVID-19, Kina ende e arriti objektivin sipas planit. 832 konte të varfra të mbarë vendit dhe rreth 100 milionë fshatarë të varfër dolën nga varfëria.

Çdo familje e varfër në nevojë mori ndihmën e qeverisë. Krahinat e ndryshme kineze kanë nivelin e ndryshëm të zhvillimit dhe kanë grumbulluar përvojën e pasur që përputhet me gjendjen vendëse. Shumë përvoja të Kinës mund të merren si shembull nga vendet në zhvillim, marrim këtu zhvillimin e sektorëve të rinj, shpërnguljen nga krahinat e varfra, përmirësimin e mjedisit ekologjik, dhënien e përgatitjes, forcimin e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, dhënien e subvencioneve të papunësisë etj.

Nga ana e ndihmës ndërkombëtare, Kina e ka traditë të saj të përkrahë zhvillimin e vendeve në zhvillim. Në vitin 2018, Kina krijoi institucionin e bashkëpunimit ndërkombëtar të zhvillimit për të nxitur specializimin e ndihmës ndërkombëtare.

Nëpërmjet nismës “Një brez, një rrugë”, ndihma e Kinës ka hyrë në një kornizë më të gjerë të bashkëpunimit ndërkombëtar duke tërhequr shumë vende e organizata ndërkombëtare të marrin pjesë në të. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, zbatimi i gjithanshëm i nismës “Një brez, një rrugë” do t’i ndihmojë 7.6 milionë njerëz të mbarë botës të dalin nga varfëria ekstreme. (Fani/VCG)