Kina po zbaton zotimin e saj për bërjen e vaksinave produkte publike globale. Edhe në pushimet e Festës së Pranverës, Kina nuk ndali hapat e dhënies së vaksinave ndaj vendeve të huaja.

Për ditë me radhë, Kina i dha Hungarisë, Perusë, Zimbabvesë, Senegalit etj. vaksina, të cilat u sollën këtyre vendeve shpresën për mbrojtjen e jetës së shtetasve të tyre dhe këto u quajtën “dhurata e Kinës me rastin e Festës së Pranverës”.

Në majin e kaluar, presidenti kinez Xi Jinping u zotua se pas vënies në përdorim të vaksinave të COVID-19, Kina do t’i bëjë produkte publike globale për t’u ardhur në ndihmë vendeve në zhvillim.

Deri tani, Kina u ka dhënë vaksina 53 vendeve në zhvillim sipas nevojës dhe me kërkesën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i dha “Planit zbatues të vaksinave të COVID-19” 10 milionë vaksina kineze në plotësim të kërkesës urgjente.

Duhet të vihet në dukje se prapa mirëpritjes së vaksinave kineze në vendet në zhvillim, ekziston një problem serioz, d.m.th mungojnë kanalet e marrjes së vaksinave nga vendet perëndimore. Ditët e fundit, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u shpreh se tani ekziston dukuria e pabarazisë në procesin e vaksinimit në rajone të ndryshme. Vëllimi i vaksinimit në 10 vendet përkatëse zë 75% të vëllimit të përgjithshëm të vaksinimit global, por mbi 130 vende nuk kanë nisur ende vaksinimin. Në raportin e fundit nga organizata ndërkombëtare “ONE Campaign” vihet në dukje se sasia e vaksinave të porositura nga vendet e zhvilluara është 10 miliardë më e shumtë se kërkesa e tanishme.

Si vendi më i madh në zhvillim, Kina gjithmonë përpiqet t’i ndihmojë vendet e tjera. Në mbledhjen në rang ministrash të vaksinave të COVID-19 të Këshillit të Sigurimit të zhvilluar kohët e fundit, pala kineze ritheksoi se palët e ndryshme duhet të bashkëpunojnë në nxitjen e shpërndarjes së barabartë të vaksinave, veçanërisht për vendet në zhvillim dhe ato me konflikte.

Për vendet perëndimore me epërsinë e prodhimit dhe të marrjes së vaksinave, duhet të mbajnë përgjegjësinë më të madhe dhe ta përkrahin luftën botërore kundër pandemisë me vepra konkrete. Faktet kanë vërtetuar herë pas here se bashkimi dhe bashkëpunimi janë armët më të fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare kundër pandemisë. (Fani/Albana)