Presidenti kinez Xi Jinping theksoi të shtunën rëndësinë e studimit të historisë së Partisë Komuniste të Kinës, në mënyrë që ajo t'i shërbejë më mirë popullit dhe ta udhëheqë Kinën drejt ndërtimit të gjithanshëm të një vendi socialist modern.

Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i tha këto në një mbledhje mobilizimi për studimin dhe edukimin lidhur me historinë e Partisë.

Sivjet PKK-ja pritet të arrijë sipas planit objektivin e njëqindvjetorit të parë, që është ndërtimi i një shoqërie relativisht të begatë në të gjitha aspektet, duke nisur edhe rrugën drejt objektivit të dytë, që është ndërtimi i gjithanshëm i një vendi socialist modern.

Duke i hedhur një vështrim historisë së Partisë, Xi Jinping-u vuri në dukje se studimi mund të ndihmojë që të gjithë anëtarët e saj të ruajnë aspiratën origjinale gjatë nxitjes së kauzës historike të rilindjes kombëtare.

Një mbledhje mobilizimi u mbajt më 20 shkurt në Pekin për studimin dhe edukimin lidhur me historinë e PKK-së. (Foto nga “Xinhua”)

Aspirata origjinale dhe misioni i anëtarëve të PKK-së janë lumturia e popullit kinez dhe rilindja e kombit kinez.

Në mbledhje presidenti theksoi dy pika për studimin e historisë së Partisë, që janë vënia e popullit në plan të parë dhe përgjithësimi i përvojave dhe mësimeve të historisë.

"Partia është zotuar të bëjë gjithçka për popullin dhe me popullin", tha Xi, duke u bërë thirrje të gjithë anëtarëve të Partisë të vendosin gjithmonë interesat e popullit në plan të parë, duke mbajtur në zemër aspiratën e njerëzve për një jetë më të mirë si qëllim të punës së tyre.

"Duhen bërë përpjekje për të garantuar që rezultatet e reformës dhe të zhvillimit të ndahen me të gjithë popullin në një mënyrë më të drejtë dhe të bashkohen forcat e 1.4 miliardë banorëve për realizimin e rilindjes së kombit kinez", theksoi kreu i shtetit i Kinës.

Foto: Një mbledhje mobilizimi u mbajt më 20 shkurt në Pekin për studimin dhe edukimin lidhur me historinë e PKK-së. (Foto nga “Xinhua”)

Një mbledhje mobilizimi u mbajt më 20 shkurt në Pekin për studimin dhe edukimin lidhur me historinë e PKK-së. (Foto nga “Xinhua”)

Ai nënvizoi edhe domosdoshmërinë e ngritjes së kapaciteteve të Partisë në drejtim dhe qeverisje, në luftën kundër korrupsionit dhe në parandalimin e rrezikut të degjenerimit.

Partia Komuniste e Kinës, e themeluar në vitin 1921, është partia më e madhe marksiste në pushtet në botë. Ajo ka drejtuar për më shumë se 70 vjet vendin më të madh socialist të botës me 1.4 miliardë banorë.

Partia ka kaluar testin e kohës, duke e shpëtuar Kinën nga rënia e vazhdueshme që nga Lufta e Opiumit në vitet ’40 të shekullit të 19-të drejt zhvillimit të qëndrueshëm.(Zhang Yan/Artan)