Autoritetet kineze botuan së fundmi librin e bardhë me titull "Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Kinës për Zhvillimin në Epokën e Re". Ekspertët thanë se përparimi i vazhdueshëm i Kinës në bashkëpunimin ndërkombëtar nuk është i dobishëm vetëm për vendet në zhvillim, por edhe për zhvillimin e vetë Kinës.

Në këtë dokument vihet në dukje se bashkëpunimi ndërkombëtar i zhvillimit të Kinës është rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe është më i prirur për vendet më pak të zhvilluara në Azi dhe Afrikë dhe vendet në zhvillim përgjatë nismës "Një brez, një rrugë". Në të njëjtën kohë, Kina ka rritur vazhdimisht shkallën e fondeve ndihmëse ndaj vendeve të tjera dhe ka zgjeruar më tej fushën e ndihmës. Libri i bardhë tregon se nga viti 2013 deri në vitin 2018, ndihma e Kinës ndaj vendeve të tjera arriti në 270.2 miliardë juanë, përfshirë donacionet, kreditë pa interes dhe huatë koncesionare. Midis tyre, ofrimi i mbështetjes financiare dhuratë zuri 47.30% të ndihmës së përgjithshme, e cila u përdor kryesisht për të ndihmuar vendet e tjera në zhvillim të ndërtojnë mirëqenien sociale dhe për të zbatuar bashkëpunimin për zhvillimin e burimeve njerëzore, bashkëpunimin teknik, ndihmën materiale, fondet e ndihmës së bashkëpunimit Jug-Jug dhe projekte të ndihmës humanitare emergjente. Sigurimi i kredive pa interes prej 131.1 miliardë juanë, që zë 48.52% të ndihmës së përgjithshme ndaj vendeve të tjera, u përdorur për të ndihmuar vendet në zhvillim të ndërtojnë projekte ekonomike dhe sociale, infrastrukturore, të sigurojnë pajisje, produkte mekanike dhe elektrike, shërbime teknike etj.

Në librin e bardhë thuhet gjithashtu se Kina ka siguruar mbështetje për 122 vende dhe 20 organizata ndërkombëtare dhe rajonale në Azi, Afrikë, Amerikën Latine dhe Karaibe, Oqeani dhe Evropë. Midis tyre, 30 shtete janë në Azi, 53 shtete në Afrikë, 9 shtete në Oqeani, 22 shtete në Amerikën Latine dhe Karaibe dhe 8 shtete në Evropë.

Për të ardhmen, libri i bardhë theksoi se Kina do të vazhdojë të zhvillojë bashkëpunim aktiv ndërkombëtar brenda kapacitetit të saj për të injektuar energjinë kineze në zhvillimin botëror. Në këtë drejtim, Teng Jianqun, tha se nga pandemia mësuan se asnjë vend apo rajon i botës nuk mund ta menaxhojë i vetëm gjendjen, prandaj nevojitet një bashkëpunim shumëpalësh.

"Vendet në zhvillim apo vendet e zhvilluara duhet të bashkëpunojnë, sepse në një ‘fshat’ kaq global, pa marrë parasysh sa i pasur apo i fuqishëm jeni, ju duhet të bashkëpunoni kur përballeni me disa sfida të përbashkëta. Kështu që, unë mendoj se Kina do të bëjë më të mirën e saj në nxitjen e një bashkëpunimi të tillë. Në të ardhmen, zhvillimi i Kinës nuk mund të ndahet nga zhvillimi i botës dhe zhvillimi i botës gjithashtu kërkon që Kina të japë kontributet e saj."(Vera/Albana)