Pas ardhjes së stinës së dimrit, me një mot që sa vjen e bëhet më i acartë, Kina, vendi i parë që zbuloi koronavirusin vdekjeprurës dhe i pari që arriti ta vinte nën kontroll atë, tani është përballur me një valë të re të rasteve sporadike, sidomos në qytetet e ftohta.

Në muajin e kaluar, qyteti Chengdu dhe qytetet verilindore të vendit Dalian, Shenyang, Suifenhe, Dongning dhe Manzhouli kanë raportuar në mënyrë të njëpasnjëshme raste të brendshme COVID-19 dhe menjëherë gjendja u mor nën kontroll nga autoritetet vendore.

Sidoqoftë, prej fillimit të janarit, qytetet veriore dhe verilindore, duke përfshirë qytetin Shijiazhuang në provincën Hebei dhe Suihua në provincën Heilongjiang, nisi raportimi i rasteve të reja. Dhe një distrikt në qytetin Shijiazhuang është përcaktuar si zonë me rrezik të lartë në Kinë pasi qyteti ka regjistruar mbi 300 raste të reja të konfirmuara në dhjetë ditët e fundit, një shifër e lartë në më shumë se pesë muaj.

Shijiazhuang: Shumica e rasteve të konfirmuara vijnë nga zonat rurale

Në më pak se dhjetë ditë, Hebei ka regjistruar të paktën 328 raste të konfirmuara dhe Shijiazhuang, kryeqendra e provincës Hebei, regjistroi gjithsej 309 raste të reja të konfirmuara dhe 235 raste asimptomatike deri në orën 12:00 të së martës, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.

Në Kinë, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë raporton çdo ditë numrin e rasteve, por në këtë numër nuk përfshihen rastet asimptomatike.

Më 5 janar, kjo kryeqendër u mbyll dhe nisi testimin e acidit nukleik për të gjithë banorët të nesërmen. Dy ditë më vonë, rezultati fillestar tregoi se 354 njerëz në të gjithë 10,251,875 banorët testuan pozitivisht. Qyteti nisi raundin e dytë të testimit të martën. Përveç Shijiazhuang, Xingtai dhe Langfang, qytetet që raportuan raste të konfirmuara në Hebei kanë kërkuar që të gjithë njerëzit të mos largohen nga qytetet si një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.

Më 2 janar, Shijiazhuang-u, pas muajsh me zero raste, raportoi rastin e parë të transmetuar në vend, dhe shumë shpejt numri i rasteve të reja të raportuara ditore u rrit në 51 në 6 janar. Më vonë, pas një periudhe të shkurtër rënieje, rastet e reja ditore arritën 82 më 10 janar. Sipas të dhënave zyrtare të martën, Hebei konfirmoi 21 raste të reja të hënën dhe 16 raste janë në Shijiazhuang dhe pesë janë në qytetin Xingtai.

Zakonisht, rastet shpesh gjenden në qytetet urbane për shkak të lëvizjes masive të popullsisë, por këtë herë, gjërat janë ndryshe. Në Shijiazhuang, 76.39 për qind e rasteve pozitive janë në rrethin Gaocheng, midis të cilave 95.62 për qind vijnë nga një fshat bujqësor, sipas zyrtarëve të Hebei në një konferencë për shtyp të martën.

Rasti i parë i konfirmuar është një fshatare 61-vjeçare i cili mori pjesë në një ceremoni martesore në një hotel pranë Aeroportit Ndërkombëtar Shijiazhuang Zhengding, një nga pikat e para të hyrjes për pasagjerët ndërkombëtarë të destinuar për në Pekin. Pasi ajo u diagnostikua me COVID-19, shumë prej njerëzve që morën pjesë në ceremoni u konfirmuan radhazi si raste pozitive.

Shi Jian, drejtor i zyrës së reagimit emergjent të Qendrës Hebei për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se bazuar në hetimin e plotë, është shumë e mundur që virusi i gjetur në Hebei të vinte nga jashtë dhe të importohej përmes aeroportit ndërkombëtar në Shijiazhuang sepse shpërthimi aktual në Hebei nuk lidhet me ndonjë rast tjetër në zona të tjera të Kinës.

Qendra Kombëtare e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Kineze njoftoi më 6 janar tha në një artikull se pasi krahasuan virusin e gjetur në Hebei me të dhëna të disponueshme nga e gjithë bota, ata zbuluan se dy raste kishin 10 mutacione nukleotide të përbashkëta me sekuencën e gjenomit rus të gjetur në korrik, kështu që virusi ndoshta ka origjinën nga lloji i zbuluar në Rusi.

Ekspertët thonë se në zonat rurale, njerëzit kanë traditë të organizojnë dasma para Vitit të Ri Hënor, i quajtur gjithashtu si Festa e Pranverës, dhe muajt e fundit, pasi shumë pak raste janë parë në zonat rurale, shumë banorë kanë ulur vigjilencën e tyre: ata shpesh morën pjesë në grumbullime pa mbajtur maska dhe nuk shkuan në spitale për të bërë testin kur kishin ethe, gjë që shkaktoi përhapjen e shpejtë të koronavirusit në komunitete.

Mësohet se fshati ku u konfirmua rasti i parë pozitiv, së bashku me fshatrat fqinje pati shumë tubimet fetare dhe ceremoni dasmash. Një 44-vjeçare që u konfirmua me COVID-19 kishte marrë pjesë në tre dasma brenda katër ditësh. Dhe shumica e njerëzve nuk mbanin maska në këto grumbullime.

Specialistët thonë se me afrimin e Festës së Pranverës, shumë banorë do të kthehen në vendlindjet e tyre rurale nga qytetet e mëdha, duke sjellë më shumë sfida për të mbajtur nën kontroll COVID-19 në zonat rurale.

Shanxi hyn në 'gjendjen e kohës së luftës'

Megjithëse Shanxi e Kinës qendrore nuk ka raportuar raste të reja në ditët e fundit, krahina ndan një kufi të gjatë me Hebei. Provinca të martën njoftoi futjen në "statusin e kohës së luftës" për të kryer në mënyrë rigoroze kontrolle për njerëzit që vijnë nga Hebei dhe provincat e tjera.

(Albana)