Ka kaluar afro një javë nga protesta e dhunshme ndaj Kongresit Amerikan, por ende nuk ka kaluar ndikimi i sjellë nga kjo ngjarje.

Është e vështirë të shtjellohet shkaku i këtij incidenti, por polarizimi politik në ShBA është mendimi i gjerë unanim i analistëve ndërkombëtarë. Polarizimi do të thotë në fushën ekonomike polarizimi mes të pasurve e të varfërve dhe opozita e mprehtë në ideologji. Dijetari Francis Fukuyama vuri në dukje: “Vetokracia ka drejtuar gjithnjë e më shumë operacionin politik të ShBA-së.” Në vetokraci, politikanët përdorin zakonisht ballafaqimin në zëvendësim të bashkëpunimit dhe të kompromisit. Vitet e fundit, mosmarrëveshjet në arenën politike amerikane kanë ndodhur pa pushim dhe paefektshmëria shihet nga të gjithë.

Në sferën e polarizimit politik, Partia Demokratike dhe Partia Republikane kanë vështirësi të gjejnë gjuhën e përbashkët. Sipas statistikave, në Kongresin Amerikan, të moderuarit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, u ulën përkatësisht nga 30% e 41% të fundit të viteve 70’ në 8% e 5% të fillimit të shekullit të 21-të. Prirja e polarizimit në zgjedhjet presidenciale është bërë më e dukshme. Mosmarrëveshjet në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe pas zgjedhjeve kanë konfirmuar acarimin e antagonizmit mes zgjedhësve.

Baza e polarizimit politik është zgjerimi i vazhdueshëm i hendekut midis të pasurve dhe të varfërve. Sipas të dhënave, në mes të shekullit të 20-të, përqindja e shtresës me të ardhura të larta dhe ajo e shtresës me të ardhurat më të ulta në Partinë Republikane është pothuajse e njëjtë, por në vitet ‘90, numri i të pasurve ka qenë dy fish më i lartë se i shtresës me të ardhura më të ulta në Partinë Republikane.

Konkurrenca e egër është acaruar pandërprerë, mosmarrëveshjet mes dy partive amerikane kanë ulur efektshmërinë e qeverisë duke shpërdoruar paratë e taksapaguesve. Lidhur me këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying tha: “Shpresoj që populli amerikan të gëzojë sa më parë paqe, stabilitet e siguri.” (Fani/Albana)