Komiteti i 19-të Qendror i Partisë Komuniste të Kinës nisi të hënën plenumin e pestë, ku sekretari i përgjithshëm i Partisë bëri një raport të punës në emër të shtresës udhëheqëse partiake dhe paraqiti një draft të propozimeve prej Komitetit Qendror për Planin 14-të (2021-2025) Pesëvjeçar mbi zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit dhe objektivat e ardhshme para vitit 2035. Ky sesion do të mbyllet të enjten.

Prej nisjes në vitin 1953, Plani Pesëvjeçar është një ndër karakteristikat kryesore të sistemit qeverisjes së Kinës, në të cilin caktohen objektivat dhe politikat ekonomiko-shoqërore për të garantuar që strategjitë e zhvillimit kombëtar të përputhen me realitetin.

Sivjet është viti i fundit i Planit të 13-të Pesëvjeçar (2016-2020). Në një mbledhje partiake të organizuar javën e kaluar, presidenti Xi Jinping u shpreh se zbatimi i Planit të 13-të ka ecur mbarë, janë realizuar detyrat strategjike dhe 165 projekte të rëndësishme, u vunë në jetë treguesit kryesorë sipas planit dhe do të arrihen të gjitha objektet dhe detyrat e caktuara në plan.

Në pesë vjetët e kaluar, PBB-ja vjetore e Kinës ishte gati 100 trilionë juanë (ose rreth 15 trilionë dollarë amerikanë), me një shumë për frymë mbi 10 mijë dollarë amerikanë. Ndërkohë, ekonomia kineze zë 16.3% të totalit botëror të vitit 2019.

Sot në Kinë gjejmë shtresën e mesme më të madhe në botë, ndërkohë që këtë vit pritet të përfundojë varfëria absolute që ky vend e ka vuajtur për mijëra vjetë.

Plani i 14-të Pesëvjeçar ka një domethënie të veçantë sepse vitet 2021-2025 do të jenë pesë vjetët e parë të udhëtimit të ri të Kinës drejt ndërtimit të gjithanshëm të një vendi modern socialist dhe realizimit të Objektivit të dytë “Dy Qindvjeçarëve”.

Për zhvillimin e vendit, Partia Komuniste e Kinës ka caktuar Objektivat e “Dy Qindvjeçarëve”, që përkatësisht janë: para vitit 2021, kur shënohen 100-vjetori i themelimit të Partisë, të përfundojë ndërtimi i gjithanshëm i shoqërisë relativisht të begatë; para vitit 2049, kur vendi do të shënojë 100 vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës, të ndërtohet një vend modern socialist i zhvilluar, i fuqishëm, demokratik, harmonik dhe me kulturë të përparuar.

Në Planin e 14-të Pesëvjeçar pritet të hartohen masat për të krijuar një model të ri zhvillimi, ku tregu i brendshëm do të jetë mbështetësi kryesor dhe tregu i jashtëm dhe i brendshëm do të nxisin në mënyrë të ndërsjellë njëri-tjetrin, të lidhë Objektivat e “Dy Qindvjeçarëve” dhe të nisë ndërtim të një vendi modern socialist.

Kongresi Kombëtar i PKK-së dhe Komiteti Qendror i zgjedhur prej Kongresi janë organet më të larta vendimmarrëse të partisë në pushtet të Kinës. Anëtarët e Komitetit të 19-të Qendror u zgjodhën në tetorin e vitit 2017.(Zhang Yan/Albana)