“Me vijimin e epidemisë së COVID-19 në botë, Kina ka vërtetuar përsëri se rimëkëmbja e shpejtë ekonomike është e mundshme pas marrjes së epidemisë nën kontroll,” vlerësoi gazeta “Nju Jork Times” pas publikimit të hënën nga qeveria kineze të të dhënave ekonomike për tremujorin e tretë. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria Shtetërore e Statistikave e Kinës, në tremujorin e tretë, ekonomia kineze u rrit 4.9%. Në 9-mujorin e parë të këtij viti, PBB-ja kineze u rrit 0.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke realizuar rritjen pozitive pas epidemisë, vazhdon të rimëkëmbet ekonomia në mënyrë të qëndrueshme.

Vlen të theksohet se politika kineze e sigurimit të jetesës së popullit po luan rolin e duhur. Në 9-mujorin e parë, u shtuan 8.98 vende pune, duke përmbushur në përgjithësi objektivin vjetor. Krahas marrjes nën kontroll të epidemisë dhe mbrojtjes së shëndetit të popullit, qeveria kineze ka forcuar pandërprerë ndihmën ndaj ndërmarrjeve e masave popullore me vështirësi, mund të thuhet se mbrojtja e punësimit ka luajtur një rol të rëndësishëm për rimëkëmbjen ekonomike.

Më e rëndësishmja është që po forcohet besimi në treg. Nga janari deri në gusht, qeveria kineze pakësoi 1.88 trilionë juanë taksa, përfitimet e ndërmarrjeve kanë vijuar të shtohen, në gusht, përfitimet e ndërmarrjeve kryesore industriale u shtuan 19.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Qeveria kineze u shpreh se në tremujorin e katërt dhe këtë vit, ekonomia kineze ka bazë, kushte dhe besim për ruajtjen e gjendjes së rimëkëmbjes.

Si ekonomia e dytë më e madhe në botë, rimëkëmbja e ekonomisë kineze sigurisht do të ketë ndikim aktiv në rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. Fondi Monetar Ndërkombëtar e ngriti parashikimet për ekonominë kineze për vitin 2020 në 1.9%, Kina do të jetë e vetmja ekonomi kryesore e botës që do të ketë rritje pozitive këtë vit. Njëkohësisht, FMN-ja parashikoi se vitin e ardhshëm, ekonomia kineze do të rritet 8.2%. Kryeekonomistja e FMN-së Gita Gopinath u shpreh se ekonomia kineze po tërheq rritjen e ekonomisë botërore, nëse pa nxitjen e Kinës, në vitin 2020 dhe në vitin 2021, rritja e ekonomisë botërore do të jetë negative. (Fani/Albana)