Të mërkurën paradite u zhvillua konferenca solemne për të kremtuar 40-vjetorin e themelimit të Zonës së Posaçme Ekonomike të Shenzhen-it, ku presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm.

Në dhjetor të vitit 1978, në plenumin e 3-të të Komitetit Qendror të 11-të të Partisë Komuniste të Kinës u mor vendimi historik për të zbatuar reformën dhe hapjen ndaj botës së jashtme. Në gusht të vitit 1980 u miratua krijimi i zonave të posaçme ekonomike në Shenzhen, Zhuhai, Shantou dhe Xiamen. Në prill 1988 u miratua ngritja e zonës së posaçme ekonomike të Hainan-it. Kështu, zonat e posaçme ekonomike janë bërë një dritare e rëndësishme për reformën dhe hapjen e Kinës dhe modernizimin socialist. (Vera/Artan)