Kina publikoi të dielën një plan të ri zbatimi për reformat e gjithanshme pilot në Shenzhen, për shndërrimin e këtij qyteti në një zonë pilot demonstrimi të socializmit me karakteristika kineze në pesë vjetët e ardhshëm.

Gjatë 40 vjetëve që Komiteti Qendror i PKK-së ka përkrahur krijimin e zonave të posaçme ekonomike, Shenzhen-i ka pasur një zhvillim të vrullshëm, duke u bërë një simbol i reformës dhe i hapjes së mbarë vendit.

Sipas planit të ri, disa masa kryesore të reformës kanë nisur që sivjet, përfshirë përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe shfrytëzimin e plotë të hapësirës urbane. Gjithashtu, do të përcaktohet dhe zbatohet kontingjenti i parë i listave të autorizimit të gjithanshëm, për krijimin e një baze të fortë për projektin pilot. Në të njëjtën kohë, në vitin 2022 do të bëhet përparim i rëndësishëm në të gjitha aspektet e ndërtimit të sistemit.

Në Shenzhen, që njihet si "Silicon Valley" i Kinës, janë vendosur selitë e përgjithshme të shumë kompanive, si "Huawei", "Tencent", ZTE dhe DJI. Vjet PBB-ja e këtij qyteti në Kinën Jugore me 13 milionë banorë ishte afro 2.7 trilionë juanë (rreth 396.9 miliardë dollarë amerikanë). (Wang Lei)