Foto: VCG

Foto: VCG

Presidenti francez Emmanuel Macron riorganizoi qeverinë e tij të hënën për herë të dytë në gjashtë javë, njoftoi zyra e presidentit.

Tre ministra humbën vendet e tyre në zgjedhjet legjislative të qershorit dhe tani u zëvendësuan. Ata janë Brigitte Bourguignon, Justine Benin dhe Amelie de Montchalin.

Ministri i mëparshëm i Solidaritetit dhe Kohezionit Social, Damien Abad, i cili është akuzuar për tentativë përdhunimi, u zëvendësua nga kreu i mëparshëm i Kryqit të Kuq Francez, Jean-Christophe Combe.

Qeveria e re ka 41 anëtarë me 16 ministri, 15 delegatë ministrash dhe 10 sekretarë shteti, raporton “Xinhua”.

Kryeministrja Elisabeth Borne, e cila u emërua nga presidenti Macron më 16 maj, pritet të prezantojë programin e qeverisë së re në Asamblenë Kombëtare. (Elona)