Papa Françesku i bëri thirrje Evropës që të tregojë solidaritet gjatë rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia e Covid 19.

Gjatë një vizite në Sllovaki, papa e cilësoi pandeminë si testin më të madh të kohës sonë.

Sllovakia, vend anëtar i Bashkimit Evropian me rreth 5.4 milionë banorë, në kulmet e valëve të pandemisë ka pasur përqindje të lartë të infektimit dhe vdekshmërisë nga Covid 19, sipas “Radio Evropa e Lirë”. “Pas muajve të gjatë dhe të mundimshëm të pandemisë, plotësisht të ndërgjegjshëm për vështirësitë përpara, jemi në pritje të një rritjeje ekonomike, që do të mbështetej edhe nga planet e Bashkimit Evropian për rimëkëmbje”, -tha papa në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë.

Ai paralajmëroi kundër ndjenjës kalimtare të euforisë dhe tha se Evropa duhet të tregojë një solidaritet të tillë, që duke kapërcyer kufijtë, e kthen atë në qendër të historisë. (Elona)