ShBA-ja vendosi trupa në Afganistan për 20 vjet në emër të “luftës kundër terrorizmit”, por aktivitetet terroriste në Afganistan erdhën duke u rritur. Sipas të dhënave statistikore nga Universiteti i Merilandit, në vitin 2001 në Afganistan kishte 20 sulme terroriste dhe 117 të vdekur. Ndërkaq, sipas statistikave të gazetës “Jane's Defence Weekly”, në vitin 2020 ndodhën në Afganistan 2 373 sulme terroriste, kurse numri i të vdekurve arriti në 6617, duke e bërë atë vendin me numrin më të madh të sulmeve terroriste në botë.

Numri i organizatave terroriste në Afganistan është rritur gjithashtu nga njëshifror që ishte dikur, me vetëm disa të tilla si “Al Kaeda”, Lëvizja Islamike e Uzbekistanit dhe Lëvizja Islamike e “Turkistanit Lindor” në vitin 2001, në më shumë se 20 sot. Ky është rezultati i luftës në Afganistan të nisur në ShBA-ja: sa më shumë kundërvënie, aq më shumë terror e luftë!”

Analisti politik afgan Haseeb Motaref vuri në dukje se gjatë 20 vjetëve të pushtimit të Afganistanit, ShBA-ja madje ka pranuar që disa organizata ekstremiste të zgjerojnë territorin e tyre, në mënyrë që të shtypin fraksionet e tjera të armatosura. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova komentoi se antiterrorizimi përzgjedhës i ShBA-së ishte i keq që në fillim.

“Atë që të mbjellësh, do të korrësh”. ShBA-ja ka ndjekur standarde të dyfishta në luftën kundër terrorizmit për interesin e vet dhe jo vetëm që nuk arriti të eliminojë terrorizmin, por u mund përfundimisht prej tij. Ky ishte rezultati i pashmangshëm i politikës së gabuar të antiterrorizmit të ShBA-së. (Fang Xiaoyu/Artan)