Foto: Visual People

Foto: Visual People

Tre avionë zjarrfikës nga Spanja dhe Kroacia janë bashkuar me përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar zjarret që përfshijnë jugun e Turqisë, njoftoi Komisioni Evropian, ndërsa tetë zjarre të veçanta mbeten të pakontrolluara.

Një avion nga Kroacia u ul në provincën jugore të Antalias, të hënën, ndërsa dy kanadezë nga Spanja mbërritën të martën në qytetin Mugla.

“Të paktën 154 zjarre të mëdha shpërthyen në Turqi gjatë javës së kaluar”, -njoftoi zyra e Presidencës, duke e quajtur katastrofën më të rëndë të zjarrit në dekada. Tetë zjarre vazhdojnë në qytetet Antalia, Mugla dhe Isparta.

Foto: Visual People

Foto: Visual People

Qeveria u kritikua për mungesën e gatishmërisë dhe vonesën në marrjen e masave në një rajon i cili historikisht është i prirur për zjarre shkatërruese.

“Ukraina, Rusia, Irani dhe Azerbajxhani kanë vendosur veçmas aeroplanë zjarrfikës në Turqi”, -njoftoi “Anadolu Agency”.

Të nxitur nga temperaturat e larta të verës, flakët godasin veçanërisht përgjatë brigjeve jugore dhe pikat e nxehta të turizmit.

Zjarret në Mugla kërcënojnë të arrijnë në një termocentral të madh, paralajmëroi në “Twitter”, Muhammet Tokat, kryetari i bashkisë së Milas.

Deri tani, tetë persona kanë vdekur nga zjarret dhe 47 persona po marrin trajtim në spitale. (Elona)