Më 18 qershor, asistentprofesorja e Universitetit amerikan Villanova Deborah Seligsohn publikoi në uebsajtin e revistës amerikane "Foreign Policy" një artikull, ku thuhet se dyshimi për "daljen e virusit nga laboratori" solli ndikim negativ ndaj luftës antiepidemike globale.

Sipas artikullit, me vaksinimin gradual të më shumë amerikanëve, duhet të përfundojnë dy detyrat kyçe kundër epidemisë, të cilat do të bëhen në mënyrë më të suksesshme me bashkëpunimin e fortë kino-amerikan. Detyra e parë është vaksinimi i të gjithë njerëzve të botës, ndërsa detyra e dytë parandalimi i epidemive të ardhshme. Fokusimi i madh tek akuza mbi të ashtuquajturën "dalje nga laboratori" nuk do të ndihmojë nxitjen e dy detyrave të sipërmendura.

Siç njoftohet prej gazetës amerikane "Los Angeles Times", nuk ekziston asnjë provë për "daljen e virusit nga laboratori", e cila është bërë një hipotezë që ka shumë pak mundësi. Me fjalë të tjera, "dalja e virusit nga laboratori" është një forcë negative, që po ndalon në fakt përparimin e shpejtë në zgjidhjen e problemeve shëndetësore globale kyçe.

Sipas artikullit, amerikanët po përballojnë detyra të vështira, të cilat kanë mbetur ende të papërfunduara dhe që mund të lehtësohen nëpërmjet bashkëpunimit kino-amerikan. Dy vaksinat kineze morën autorizimin e përdorimit emergjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh). Me të dhënat e sigurisë dhe efektivitetit të vaksinave kineze është e kënaqur jo vetëm OBSh-ja, por edhe Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve e ShBA-së, e cila publikoi udhëzuesin që të vaksinuarit me çdo vaksinë të autorizuar nga OBSh-ja në vendet jashtë ShBA-së, nuk kanë nevojë të vaksinohen përsëri në ShBA.

Sipas këtij artikulli, Kina dhe ShBA-ja kanë bërë bashkëpunim dhjetëravjeçar. Botës i nevojitet i njëjti nivel përpjekjesh mes dy palëve për të zbuluar viruset e reja, veçanërisht për të studiuar koronavirusin e ri.

(Xu Guang)