Të dielën u publikua në "The Guardian" artikulli i ish-sekretarit amerikan të Punës Robert Reich. Sipas këtij artikulli, rreziku më i madh përballë ShBA-së nuk vjen nga Kina, por nga brenda ShBA-së.

Reich mori ish-Bashkimin Sovjetik dhe Japoninë si shembuj, duke theksuar se ShBA-ja ishte shumë e zënë duke krijuar armiq. Sipas artikullit, pas Luftës së Dytë Botërore, ShBA-ja nisi konkurrencën në fushë të ndryshme me Bashkimin Sovjetik. Dhe më pas me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe ngritjen e Japonisë, ShBA-ja filloi të shpifte për Japoninë.

Në artikull thuhet se pavarësisht se ekziston konkurrenca gjeopolitike midis Kinës dhe ShBA-së, ndërmarrjet dhe investitorët amerikanë hapën fabrikën në ShBA, u shitën “partnerëve të biznesit” teknologjinë e tyre dhe fituan të ardhura të shumta. Përveç këtyre, shumë banka amerikane dhe institucione risku operojnë në Kinë.

[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Në artikull thuhet se rreziku më i madh i ShBA-së nuk vjen nga Kina, por nga brenda ShBA-së, “prirja për t’iu afruar fashizmit primitiv”.

Ish-sekretari tha se ShBA-ja nuk duhet të shpifë ndaj Kinës, pasi kjo e çon ShBA-në drejt një paranoje të re duke shtrembëruar më shumë përparësitë e ShBA-së si dhe nxit nativizmin dhe ksenofobinë.

Këto veprimtari do të sjellin më shumë kosto ushtarake, sesa investime publike në arsim, ndërtimin e infrastrukturës bazë dhe kërkime bazë etj., që janë jetike për begatinë dhe sigurinë kombëtare.

Artikulli përfundon duket theksuar se po integrohen shumë shpejt ekonomia dhe kultura e ShBA-së me ato të vende të tjera. Për një ShBA të diversifikuar gjithnjë e më shumë, problemi kryesor është se a ka gjasë që të të rizbulohet identiteti dhe përgjegjësia e përbashkët pa krijuar një armik të ri. (Li Huailiang/Albana)