Maxime Vivas është shkrimtar dhe gazetar francez. Ai e ka vizituar Xinjiang-un në vitet 2016 e 2018, dhe është dëshmitar i arritjeve të mëdha në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të këtij rajoni. Vivas-i i tha gazetarit të agjencisë së lajmeve “Xinhua” se në një videointervistë kohët e fundit me një grup hulumtimi akademik francez, ai deklaroi: "Popullsia ujgure vazhdon të rritet, si mund të quhet ky gjenocid? Standardet e jetesës së banorëve të kombësisë ujgure vazhdojnë të përmirësohen, si mund të quhet kjo shtypje? Ata vazhdojnë të flasin gjuhën e kombësisë së tyre dhe të transmetojnë kulturën e tyre... si mund të quhet kjo ‘zhdukje e kulturës’? "

Vivas-i theksoi se shumica e "provave" të tilla si fotot dhe videot e përdorura nga Perëndimi për të sulmuar Xinjiang-un nuk kanë të dhëna kryesore, të tilla si koha e xhirimit dhe vendndodhja, sepse sapo të sigurohen këto detaje, gënjeshtrat do të jenë vetëshkatërruese. “Le të marrim p. sh. pamjet satelitore ta përhapura në internet që dyshohet të jenë ‘kampet e përqendrimit’ në Xinjiang”, u shpreh Maxime Vivas-i. “Bazuar në informacionin e gjerësisë dhe gjatësisë gjeografike, pala kineze përdor pamje në kohë reale që vërtetojnë se të ashtuquajturat ‘kampe përqendrimi’ në të vërtetë janë shkolla, stadiume e institucione të tjera civile".

Në intervistën me agjencinë e lajmeve “Xinhua”, Vivas-i gjithashtu përdori përvojën e tij për të hedhur poshtë gënjeshtrat e Perëndimit për Xinjiang-un. "Media perëndimore pretendon se qeveria kineze shkatërron banesat e fshatarëve ujgurë, por pashë në fshatrat e Xinjiang-ut se shtëpitë e vjetra të këtyre fshatarëve ishin kryesisht prej dheu ... Tani ata janë zhvendosur në shtëpi të reja pranë shtëpive të vjetra, të cilat janë me tulla dhe kanë ujë e energji elektrike"

Vivas punon si drejtues emisioni në një radio në Tuluzë dhe ka një kolonë letrare. Ai ka botuar 20 libra dhe artikuj në shumë gazeta. (Çang Çuo)