Të enjten, ekonomisti i njohur amerikan Jeffrey Sachs dha një intervistë për BBC-në mbi ndryshimin e klimës. Në fillim të intervistës, drejtuesi i bëri atij pyetje mbi "shkeljen e të drejtave të njeriut" prej Kinës. Sachs tha: "Nuk e di pse BBC-ja akuzon vetëm Kinën për shkelje të të drejtave të njeriut. Pse nuk flasim për shkeljen e të drejtave të njeriut në ShBA?" Pasdaj Sachs filloi të renditë aktet e veçanta të shkeljes së të drejtave të njeriut nga ShBA-ja në vendet e tjera dhe përmendi racizmin e brendshëm dhe trazirat në ndërtesën e Kongresit në ShBA, por u ndërpre në mënyrë të përsëritur nga intervistuesi. Në fund, Sachs tha vetëm: "Ju lutem, më dëgjoni! Mendoj se premisa e pyetjes suaj për ndryshimin e klimës është shumë e çuditshme". (Çang Çuo)