Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas agjencisë ruse të lajmeve "Sputnik", ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov u shpreh ditët e fundit se vendi i tij dhe Kina nuk kanë nisur ndonjë "luftë vaksinash" dhe nuk synojnë t'i përdorin vaksinat si një mjet gjeopolitik.

Kryediplomati rus i tha këto në një konferencë shtypi të organizuar pas takimit me homologun e vet kazakistanas Mukhtar Tleuberdi. "Natyrisht, është e trishtueshme që vendet perëndimore po spekulojnë se Rusia e Kina kanë nisur një 'luftë vaksinash', duke i përdorur ato si një mjet gjeopolitik. Kjo pasqyron problemet me vaksinimin në Perëndim. Ne nuk kritikojmë pa bazë, as gëzojmë për dhimbjet e të tjerëve, duke përfshirë problemin e vaksinave. Media jonë vetëm ripublikon dhe raporton ato që shkruajnë mediet e Bashkimit Europian. Vetëm kaq dhe asgjë më shumë", theksoi Lavrovi. (Zhang Yan/Artan)