Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi gjatë një konference për shtyp një sërë veprimesh ekzekutive në lidhje me kontrollin e armëve.

Urdhrat e njoftuar ishin një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj të shtënave masive të fundit në Georgia, Colorado dhe California, bën të ditur “People”.

"Dhuna me armë në këtë vend është një epidemi kombëtare", -tha ai përpara se të zbulonte planin e udhëzimeve në Departamentin e Drejtësisë.

Një nga veprimet ekzekutive të presidentit përfshin kufizimin e përhapjes së "armëve fantazmë", të cilat janë armë zjarri të bëra vetë me pjesë të blera në internet, që zakonisht nuk kanë numra serialë të gjurmueshëm. (Irma)