Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kin Jong-Un, kërkoi nga popullata të përgatitej për një krizë shumë të vështirë, e krahasuar me urinë e tmerrshme që goditi vendin në vitet ‘90, raportoi “BBC”.

Koreja e Veriut është goditur nga sanksionet ndërkombëtare për programin e saj bërthamor, ndërkohë që ka mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë.

“Ne duhet të ndërmarrim një marsh tjetër të mundimshëm”, -theksoi Kim në një konferencë të Partisë së Punëtorëve, duke iu referuar urisë shkatërruese që goditi Korenë e Veriut pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, kur qindra mijëra njerëz besohet se vdiqën nga uria.

Më herët gjatë javës, Kim kishte paralajmëruar vendin për përballjen me "situatën më të keqe ndonjëherë" dhe "sfida të paprecedenta”. (Irma)