[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Polonia do të zgjasë masat e saj anti-Covid deri më 18 prill, pasi presioni mbi sistemin shëndetësor mbetet i lartë, deklaroi ministri i Shëndetësisë i vendit.

“Situata në spitale është shumë e vështirë, me tension veçanërisht të dukshëm në rajonin industrial jugor të Silezisë”, -theksoi Adam Niedzielski gjatë një konference shtypi në Varshavë.

Që nga e mërkura, një numër rekord prej afro 34.700 pacientësh po trajtohen në spitale për Covid-19, shkruan “ATSH”. Situata po shkon drejt përkeqësimit, pasi tejmbushja e spitaleve me pacientë me Covid po ul kapacitetet për pacientë me sëmundje të tjera. (Elona)