foto nga CCTV

foto nga CCTV

Ministrja e Shëndetësisë e Gjeorgjisë Ekaterine Tikaradze tha të hënën se vaksinat kineze që mbërritën në Gjeorgji javën e kaluar janë të sigurta dhe efektive.
“Vaksina kineze e 'Sinopharm'-it njihet nga rregullatori i rreptë i Hungarisë, e mbi këtë bazë ne vendosëm që ajo të lejohet në tregun gjeorgjian", tha Tikaradze në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Gjeorgjisë Tbilisi.
Ambasadori kinez në Gjeorgji Li Yan tha se Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me Gjeorgjinë për të luftuar pandeminë dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një komuniteti shëndetësor të përbashkët për njerëzimin.
Gjeorgjia priti të shtunën grupin e parë e vaksinave kineze të COVID-19, që janë lloji i tretë i vaksinave që ky vend ka marrë deri më tani.
Më 15 mars Gjeorgjia nisi vaksinimin kombëtar kundër COVID-19, pasi mori kontingjentin e parë të vaksinave nga COVAX. Sipas planit të qeverisë, punonjësit e sektorit shëndetësor do të vaksinohen të parët.

foto nga CCTV

foto nga CCTV

Gjeorgjia planifikon të vaksinojë të paktën 60 % të popullsisë së vendit deri në fundin e vitit 2021. Sipas Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve të Gjeorgjisë, të hënën u regjistruan 228 raste të reja, që e çuan numrin e përgjithshëm në 284 061. (Fang Xiaoyu/Artan)