Rregullatori evropian i Barnave pritet të rekomandojë muajin tjetër vaksinën e koronavirusit “Johnson & Johnson”, raporton “Bloomberg”.

Miratimi nga Agjencia Evropiane e Barnave pritet në 11 mars, u raportua të ketë thënë një zyrtar i BE-së.

Ky veprim do të hapte rrugën për autorizimin e një vaksine të katërt Covid-19, së bashku me ato nga “Moderna”, “AstraZeneca” dhe “Pfizer / BioNTech”. (Irma)