Zëdhënësi i Misionit të Kinës në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë Liu Yuyin ka hedhur poshtë vërejtjet e gabuara nga ministri i Jashtëm britanik në Këshillin e 46-të të të Drejtave të Njeriut.

Liu vuri në dukje se Xinjiang-u dhe Tibeti, të banuar kryesisht nga pakica kombëtare, janë shembuj të shkëlqyer të përparimit të të drejtave të njeriut në Kinë. Kina zbaton një politikë për kombësitë që përmban barazinë, unitetin, autonominë rajonale të kombësive dhe lulëzimin e përbashkët. Pjesëtarë e pakicave kombëtare janë anëtarë të barabartë të familjes së kombit kinez. Sot Xinjiang-u gëzon stabilitet shoqëror, rritje ekonomike, unitet etnik, harmoni fetare, përparim kulturor dhe përmirësim të jetesës së njerëzve. Banorët e kombësive të ndryshme në Xinjiang gëzojnë të drejta dhe liri në shkallë të gjerë sipas ligjit. Akuzat për të ashtuquajturat "punë e detyruar" dhe "sterilizim i detyruar" kundër Xinjiang-ut janë shpifje të hapura dhe "gënjeshtrat e shekullit" të trilluara nga politikanët perëndimorë. Kina i mirëprit njerëzit nga vende të ndryshme të vizitojnë Xinjiang-un për të shikuar lulëzimin e jetën e lumtur të popullit të këtij rajoni, tha zëdhënësi, duke shtuar se Kina i kundërvihet me vendosmëri çdo të ashtuquajturi "hetim" me prezumim fajësie.

Liu tha gjithashtu se që kur hyri në fuqi Ligji i Republikës Popullore të Kinës për Ruajtjen e Sigurisë Kombëtare në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut , Hong-Kongu ka nisur kalimin nga kaosi në paqe. Qytetarët e Hong-Kongut nuk ndihen më të kërcënuar nga trazirat e dhuna dhe mund të ushtrojnë më mirë të drejtat dhe liritë e tyre të ligjshme në një mjedis më të sigurt. "Hong-Kongu është një shoqëri ku sundon ligji dhe askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Mbështesim me vendosmëri organet ligjzbatuese në Hong-Kong për zbatimin në mënyrë rigoroze të ligjit. Duhet gjithashtu të theksohet se Deklarata e Përbashkët Kino-Britanike nuk i ka dhënë kurrë ndonjë force të jashtme të drejtën për të ndërhyrë në punët e Hong-Kongut", theksoi ai. (Çang Çuo)