Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ambasadori italian në Kongo Luca Attanasio dhe një karabinier u vranë të hënën në mëngjes gjatë një sulmi, njoftoi “ANSA”. Sipas informacionit fillestar, sulmi ndodhi në rrugën midis Goma dhe Bukavu nga një komando terroriste që përdori armë të vogla. Hetimet janë ende në zhvillim e sipër mbi dinamikën dhe arsyet.

Ministrja italiane e Punëve të Jashtme konfirmon vdekjen e ambasadorit dhe të një ushtari. Ata po udhëtonin në bordin e një makine në një autokolonë të MONUSCO, misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për stabilizimin në Republikën Demokratike të Kongos.

Ambasadori u qëllua gjatë sulmit ndaj kolonës së OKB-së me të cilën ai po udhëtonte dhe vdiq si rezultat i plagëve të marra, -bëri të ditur për “AFP” një diplomat i lartë në Kinshasa.

Sulmi ishte një përpjekje rrëmbimi, zbulojnë rojet e Parkut Kombëtar Virunga, cituar nga media të ndryshme, duke përfshirë “Jerusalem Post”. (Fatosi)