ShBA-ja deklaroi të mërkurën vendosjen e kufizimeve për vizat ndaj drejtuesve të ndërmarrjeve shtetërore dhe funksionarëve të Partisë Komuniste të Kinës e të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës me akuzat se janë "përgjegjës ose bashkëpunëtorë në shfrytëzimin, ndërtimin a militarizimin në përmasa të gjera të avantpostave në Detin e Kinës Jugore".

Në të njëjtën ditë, Departamenti amerikan i Mbrojtjes shtoi nëntë kompani të tjera kineze në listën e zezë për lidhje me ushtrinë kineze, duke përfshirë prodhuesin e smartfonave "Xiaomi" dhe Korporatën e Avionëve Komercialë të Kinës.

Pala amerikane kanë vendosur disa sanksione ndaj palës kineze për çështjen e Detit të Kinës Jugore. Dhjetorin e kaluar, zëdhënësi i diplomacisë kineze Wang Wenbin u shpreh se në katër vjetët e fundit, ShBA-ja, e udhëhequr nga sekretari i Shtetit Mike Pompeo, e ka përdorur politikën e vizave si një armë për sanksione ndaj individëve kinezë.

"Kjo është një ndërhyrje serioze në punët e brendshme të Kinës, duke penguar shkëmbimet e rregullta njerëzore dhe duke dëmtuar marrëdhëniet Kinë-ShBA. Kina e kundërshton dhe e dënon kategorikisht atë", shtoi Wangu. (Zhang Yan/Artan)