Foto nga VCG

Foto nga VCG

Indonezia e ka nisur vaksinimin kundër Covid 19 nga të rinjtë. Presidenti 59-vjeçar i Indonezisë, Joko Widodo, ishte personi i parë në vend që u vaksinua, ndërsa zv.presidenti, 77 vjeç, do të vaksinohet më vonë pasi konsiderohet shumë i moshuar.

Profesori Amin Soebandrio shprehet se kjo strategji për të nisur vaksinimin nga të rinjtë ka një kuptim, pasi sipas tij, në fillim duhet të imunizohen personat që punojnë dhe lëvizin në shumë vende, të cilët në fund të ditës kthehen te familjet e tyre ku kanë të moshuar.

Gjithashtu, ai e konsideron këtë edhe një përpjekje për të arritur sa më shpejt të imunitetit të tufës dhe rikthimit të ekonomisë në punë. (Elona)