Periudha festive e fundvitit ka detyruar Bashkimin Evropian të hartojë një sërë masash për të aplikuar në kuadër të shmangies së përhapjes së koronavirusit.

Komisioni i BE-së ka përgatitur një draft me udhëzime, mbi masat anti-Covid që pritet të miratohen në funksion të festave të krishtlindjes, shkruajnë mediet italiane, të cilat zbuluan edhe një fragment të dokumentit.

“Për të zvogëluar rreziqet e transmetimit në periudhën pas sezonit të festave, shikoni mundësinë të merrni në konsideratë zgjatjen e pushimeve shkollore, ose të shkohet drejt aplikimit të një periudhe mësimi në distancë, në mënyrë që të krijohet hapësira për të shmangur përhapjen e infeksioneve në shkollë”, -shkruhet në draftin e BE-së. (Elona)