Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan lëshoi apelin për bojkot ndaj kombit të tij, duke i bërë thirrje për mos të blerë më produkte franceze. Ky reagim vjen pas përballjes së ashpër me presidentin Emmanuel Macron.

Duke denoncuar “Islamofobinë” si një “murtajë të vendeve evropiane”, presidenti turk tha: “Në Evropë po zhvillohet një fushatë kundër myslimanëve e ngjashme me atë kundër hebrenjve para Luftës së Dytë Botërore”, shkruan “A2”.

Ai i bëri thirrje kancelares Merkel dhe politikanëve evropianë që të ndalojnë fushatën kundër myslimanëve, ndërsa i cilësoi fashistë dhe trashëgimtarë të nazistëve.